Gastronomët: Qeveria në mënyrë dinake ndryshoi vendimet e fundit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se Qeveria në mënyrë dinake ndryshoi vendimet e fundit.

Reagimi i plotë i gastronomëve të Kosovës:

Veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Kosovë kanë qenë jashtëzakonisht të padrejta dhe të papërgjegjshme.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ka shprehur konfuzion të paparë për pothuajse secilin subjekt afarist të gastronomisë.

Subjektet e gastronomisë, rradhazi janë njoftuar nga organet zbatuese që puna e tyre mund të zhvillohet ose të mos zhvillohet duke u bazuar në pikën 34 të Vendimit 01/32 të dt. 28.08.2021, sa i përket definimit të kuptimit të hapësirës së brendshme dhe të jashtme, e cila ka ndryshuar padrejtësisht dhe në mënyrë dinake përmes vendimit të fundit. Pra, kjo çështje konfuze nuk ka qenë vetëm për gastronominë, por edhe për organet shtetërore përgjegjëse.

Siç jemi njoftuar sot, këto organe para pak ditësh kanë kërkuar interpretim ligjor nga organet përgjegjëse, rreth kësaj çështjeje dhe me marrjen e këtij interpretimi në mënyrë automatike dhe në shumë raste të raportuara mbrëmë kanë vendosur gjoba, dhe menjëherë ndalim të veprimtarisë deri më datë 13.09.2021.

Këto veprime janë të padrejta, pasiqë afati kohor për njoftimin e subjekteve të gastronomisë rreth një interpretimi të tillë do të duhej të ishte për një periudhë të arsyeshme dhe jo të menjëhershme siç ka ndodhur mbrëmë.

Si përfaqësues të bizneseve të gastronomisë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, që të njoftojë publikisht opinionin më qartë me sqarimet e saj rreth kësaj çështjeje, dhe të mbajë përgjegjësi për pasojat që po shkaktohen vazhdimisht ndaj nesh.

Në pamundësi për marrjen e vendimit për mbylljen e gastronomisë, kemi masa të tilla që indirekt po e mbyllin dhe dëmtojnë edhe më shumë sektorin tonë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-