Gati një muaj nga nisja (dhe ndërprerja) e punimeve në ndërtimin e urës në lagjen Duraj!

Opoja
Gati një muaj nga nisja (dhe ndërprerja) e punimeve në ndërtimin e urës në lagjen Duraj!
GATI NJË MUAJ NGA NISJA (DHE NDËRPRERJA) E PUNIMEVE NË NDËRTIMIN E URËS NË LAGJEN DURAJ!
Më 18 gusht 2020 kanë nisur punimet në ndërtimin e urës në lagjen Duraj të fshatit Bresanë, komuna e Sharrit.
Ndërtimi i kësaj ure bashkë me infrastrukturën përcjellëse do t’i kushtojë buxhetit të komunës 8,437.42€ ndërsa punimet u janë besuar kompanive: Multi Business Group -Sh.p.k & Alba Construksion-Sh.p.k.
Pas vetëm dy ditë pune në prishjen e urës së vjetër, këto kompani e patën ndërprerë punën dhe qenë zhdukur dikah duke e lënë eskavadorin në vendpunishte. Një javë më pas u rikthyen, punuan përseri dy ditë, i sollën disa fije armature, dhe nuk janë kthyer kurrë më!
Për më keq akoma, kompanitë e kontraktuara në ndërtimin e urës nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash për sigurimin e vendpunimit (për ç’gjë i obligon edhe kontrata) duke i rrezikuar kështu banorët e lagjes e në radhë të parë fëmijët të cilët lëvizin çdo ditë atypari!
Nuk dihen cilat janë arsyet e kësaj ndërprerjeje por është momenti i fundit që zyrtarët komunalë të ndërmarrin diçka në këtë drejtim që të evitohet më e keqja.
Unë kam pasur rastin që ta lexoj kontratën për ndërtimin e urës dhe aty në detaje ishin paraparë edhe masat e sigurimit të vendpunishtes por edhe penalizimet në rast të vonimit apo ndërprerjes së punimeve!
Po u vazhdua me këtë papërgjegjësi, ura e re nuk do të ndërtohet me muaj të tërë, aq më tepër që tani po hyjmë në muajt e vjeshtës kur si pasojë e reshjeve atmosferike punimet do të vështirësohen edhe më tepër e nga ana tjetër shtohet rreziku për banorët e lagjes e në radhë të parë fëmijët të cilët çdo ditë lëvizin atypari!
Ftojmë kryetarin e komunës z. Shaban Shabani dhe kompetentët tjerë komunalë të ndërmarrin veprime urgjente që në radhë të parë të sigurohet vendpunishtja dhe të vazhdojnë punimet sa nuk ka ndodhur më e keqja, në të kundërtën përgjegjësia kryesore bie mbi ta!
Më poshtë po i postojmë disa fotografi që tregojnë gjendjen e vendpunishtes e cila përbën rrezik permanent për banorët e lagjes!

Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Opoja.net

Këto janë rregullat në oborrin e shkollës, brenda shkollës dhe në klasë

Opoja.net

Hapen shkollat, nxënësit me maska (VIDEO)

Opoja.net

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm (Video)

Opoja.net

Monitorohen nga afër shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net

71 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 2 raste nga Dragashi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net