Kolmar, 02 shkurt 2018 – Gentiana Qafleshi sot është shtruar në spitalin e Kolmarit të Francës dhe mjekët kanë filluar trajtimin e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë tonë djali i xhaxhait të saj, Sehar Qafleshi, duke i falënderuar të gjithë ata që po japin përkrahje dhe që po bëjnë çmos për t’i grumbulluar mjetet e nevojshme që i ka kërkuar ky spital francez. “Sot e rehabilituam Gentën në spital dhe mjekët kanë filluar të merren me të.
Bashkë me Gentën ndodhet edhe mamaja e saj, si dhe unë që do t’i qëndroj pranë”, tha Sehar Qafleshi, duke apeluar që aksioni të vazhdojë, deri në shërimin e saj të plotë. /Radio Sharri
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.