Zyra e informimit të Policisë ka njoftuar se sot prej orës 19:30 ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme.
“Sot, më 14.05.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.”
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.