Gjesti në finalen e Kupës së Botës, klubi synon ta shesë Martinezin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka vendosur të shesë portierin argjentinas Emiliano Martinez në merkaton e dimrit, raporton portali spanjoll “Fihayes”, transmeton Demokracia.com.

Martinez së fundmi fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën, por më pas u gjend në shënjestër të kritikave për gjestin e tij gjatë festimit të Botërorit.

Emery mori Aston Villan dy muaj më parë, ndërsa së fundmi e kritikoi portierin argjentinas për sjelljen e tij pas Kupës së Botës.

“Kur emocionet janë të forta, është e vështirë t’i kontrollosh ato. Megjithatë, kur të kthehet në klub do të flas me të për disa situata nga festimi pas fitimit të titullit. Kur ai vjen në klubin tonë, atëherë është përgjegjësia jonë”, tha Emery disa ditë më parë.

Martinez shkëlqeu me mbrojtjen e tij në Kupën e Botës në Katar, por faqja spanjolle pretendon se temperamenti dhe karakteri i tij nuk janë në shijen e Emery, i cili u tha drejtuesve të klubit se për momentin është më mirë që Aston Villa të shesë portierin argjentinas.

Emery thuhet se tashmë ka gjetur një zëvendësues për Martinezin, i cili është portieri i Sevillas dhe i kombëtares marokene Yassin Bono, i cili shkëlqeu edhe në Botërorin e Katarit.

Sevilla kërkon 40 milionë euro për përfaqësuesen marokene dhe negociatat mes dy klubeve duhet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-