Opoja.net

Gjithçka gati, mësimi fillon nesër

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, kurse ministri në largim, Ramë Buja, u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve sukses.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, u ka shprehur urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

89
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Buja ka uruar edhe të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

“Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke e mbajtur gjallë, rimëkëmbur dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm. Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes”, thuhet në urimin e Bujës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15,të hënën Buja do të përurojë Shkollën e Mesme të Lartë në Shtime, ndërsa do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. /shembulli.com / /opoja.net/

Komuna e Dragashit ndan 100 bursa studimi

Opoja.net

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Opoja.net

Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto