Gjyqtarët gjermanë ndajnë drejtësinë në sfidën Cluj – Ballkani

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten. Në “Stadionul Dr. Constantin Rădulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për këtë ndeshje.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë i ka besuar gjermanit Daniel Schlager që ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ndihmësit e Schlager do të jenë Christian Dietz dhe Sven Waschitzki, kurse Tobias Reichel do të jetë gjyqtar i katërt. /Demokracia.com

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-