Opoja.net

Gjysma e punëtorëve në prodhimtari me paga nën 300 euro

Gjysma e punëtorëve në sektorin e industrisë përpunuese kanë paga neto nën mesataren e vendit, sipas një grafikoni që e ka publikuar Instituti GAP të hënën, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Numri i punëtorëve në sektorin e prodhimit me punësim të qëndrueshëm në vitin 2021 ishte rreth 27 mijë e 50. Ndërkaq në dhjetor numri i të punësuarve në këtë sektor ishte rreth 40450. Bazuar në këto të dhëna nënkupton që mbi 20 mijë persona në këtë sektor, në dhjetor janë paguar me më pak se 300 euro neto.

Paga mesatare neto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 ka qenë 432 euro.

Nga grafikoni nënkupton që gati 40 për qind e të punësuarve në këtë sektor kanë paga deri 250 euro.

Image

Deri tash, Instituti GAP ka publikuar pagat edhe në dy sektorë të tjerë me më pak të punësuar. Programerët dhe të punësuarit në Call Center kanë pasur paga më 2021 dyfishin e pagës mesatare në vend.

Aktualisht në Kosovë paga minimale është 130-170 euro. Qeveria ka çuar në Kuvend projektligjin që i hap rrugës minimale në vlerë 264 euro, por Kuvendi ka dështuar ta kalojë tutje. Të hënën, ka pasur edhe protesta nga veteranët e luftës të cilët kanë kundërshtuar shkëputjen nga ndërlidhja e pensionit të veteranit me pagën minimale.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net