Një gol në minutat shtesë i dha Milanit një rezultat tejet të favorshëm në Old Trafford ndaj Manchester United, shkruan Sinjali Sport.
Të besuarit e Stefano Piolit, ani pse me shumë mungesa, arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 92-të, rezultat që i favorizon ata për sfidën e kthimit.
Amad Diallo realizoi për Unitedin në minutën e 50-të, pas vetëm pesë minutave në fushë.
Deri në fund, Ole Gunnar Solskjaer nisi të largojë lojtarët kryesor, me mendimin se tashmë kishte siguruar një fitore të madhe nga kjo ndeshje në Old Trafford.
Por, ani pse me shumë mungesa, Milani tregoi dhëmbët dhe në minutën e 92-të, Simon Kjaer i befasoi nikoqirët duke shënuar për rezultatin 1-1, rezultat ky që tani favorizon Milanin për sfidën e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Duhet përmendur se skuadrës së Piolit iu anuluan dy gola në pjesën e parë nga VAR.
Për Unitedin sonte munguan lojtare si Cavani, Pogba e Rashford, derisa për Milanin Theo, Calabria, Ibrahimovic, Calhanoglu, Mandzukic e Rebic.
Milan tani mund të arrijë në fazën tjetër të Europa League edhe me një barazim 0-0 në San Siro
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.