Vedat Muriqi i sjell edhe tre pikë të tjera Mallorcas në La Liga. Ekipi ishullor spanjoll ka triumfuar edhe kundër Atletico Madridit me golin vendimtar të realizuar nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.
Vedat Muriqi doli në skenë pas 16 minutave duke dërguar topin në rrjetë nga afërsia, pas asistimit nga Costa. Për Muriqin ishte ky goli i tetë në La Liga këtë edicion, shkruan Demokracia.com.
Atletico Madridi në minutat në vazhdim kishte iniciativën, por nuk arritën që të paktën ta shmangnin humbjen.
Reprezentuesi i Kosovës u zëvendësua në minutën e 87-të.
Mallorca me këto tri pikë pozicionohet në mesin e tabelës, konkretisht në vendin e 10-të me 19 pikë.
Atletico ka 24 pikë në pozitën e gjashtë tabelore në elitën e futbollit spanjoll./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.