Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Gorani nga Zlipotoku i Dragashit, kosovari i parë që luajti në një finale të Ligës së Kampionëve
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Opoja

Gorani nga Zlipotoku i Dragashit, kosovari i parë që luajti në një finale të Ligës së Kampionëve

Merlinda Guraj
Merlinda Guraj 17:48 | 1.06.2019
Ndaje
Gorani nga Zlipotoku i Dragashit, kosovari i parë që luajti në një finale të Ligës së Kampionëve
Ndaje

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen Tottenham dhe Liverpool, të dy këto ekipe nga Premier Liga angleze e futbollit. Politologu Fitim Salihu ka publikuar në profilin e tij në Facebook një detal interesant nga historia shumëvjeçare e Ligës së Kampionëve.

“Kosovari i parë që ka luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve ka qenë Fahrudin Jusufi, goran i lindur më 8 dhjetor 1939 në fshatin malor të Zlipotokut, rrëzë Sharrit të Dragashit. Ai ka luajtur që si 16 vjeç si mbrojtës i Partizanit të Beogradit”, ka shkruar Fitim Salihu.

Salihu ka zbuluar se Fahrudin Jusufi ka luajtur në finalen e 11 majit të vitit 1966, me ekipin e Partizanit të Beogradit kundër Real Madridit, ku ky i fundit i kishte mposhtur me rezultat 2:1.

Sipas politologut Fitim Salihu, kur Fahrudin Jusufi ishte pyetur në vitin 1991 nga një revistë sportive në Beograd “nëse situata politike në Kosovë po i shkaktonte probleme, Fahrudini do të përgjigjej: ‘Përse do të kisha probleme? Unë jam goran, nëse iu intereson ta dini.’ ”/Opoja.net/

Postimi i plotë i Fitim Salihut në Facebook:

“Kosovari i parë që ka luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve ka qenë Fahrudin Jusufi, goran i lindur më 8 dhjetor 1939 në fshatin malor të Zlipotokut, rrëzë Sharrit të Dragashit. Ai ka luajtur që si 16 vjeç si mbrojtës i Partizanit të Beogradit.

11 majin e vitit 1966, në Stadiumin “Hejsel” të Brukselit, skuadra e tij zhvilloi finalen kundër Realit të Madridit, pasi që më parë e kishin eliminuar Mançester Junajtidin në gjysmëfinale. Ndonëse jugosllavët kaluan të parët në epërsi, gjigantët spanjollë e fituan finalen me rezultat 2:1.

Pos Jusufit, në po këtë finale luajti edhe një kosovar tjetër – portjeri e kapiteni i Partizanit, Milutin Shoshkiqi, malazez i lindur në Jabllanicë të Pejës.

Pas një dekade në Partizan me 162 ndeshje të luajtura, Jusufi do të transferohej në Bundesligë tek Ajntraht Frankfurti ku gjatë katër viteve zhvilloi 111 ndeshje, duke e arritur suksesin më të madh në vitin 1967 me pozitën e katërt në Bundesligë.

Jusufi ka qenë edhe reprezentues i Jugosllavisë në 55 takime, duke luajtur ndër të tjera edhe në Botërorin “Kili ’62”. Në Evropianin “Francë ’60” shkoi gjer në finale, ku u mposht nga Bashkimi Sovjetik 2:1. Kësisoj, ai ishte edhe kosovari i parë që luajti një finale të Kampionatit Evropian. Në Lojërat Olimpike “Romë ’62” ai e përjetoi edhe një finale me Reprezentacionin jugosllav, të cilën e fitoi 3:1 kundër Danimarkës.

Pas penzionimit, Fahrudin Jusufi u bë trajner i Shalkes në Gjermani në vitin 1980-81, gjersa më vonë e drejtoi edhe skuadrën bavareze “1860 Munich” dhe Partizanin e Beogradit.

Tani, në moshën 79 vjeçare, ai jeton në Beograd. I pyetur në vitin 1991 nga revista sportive beogradase, “Tempo”, nëse situata politike në Kosovë po i shkaktonte probleme, Fahrudini do të përgjigjej: “Përse do të kisha probleme? Unë jam goran, nëse iu intereson ta dini.”

 

126

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Fjalë kyqe: Fahrudin Jusufi, Liga e Kampionëve, Zlipotoku
Merlinda Guraj 17:48 | 1.06.2019
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Talentet
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Kosova
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Ekonomi
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Sport

Ju gjithashtu mund të lexoni

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

1 Min. Leximi
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

1 Min. Leximi
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

1 Min. Leximi
Aksident në Trokan të Dragashit (Video)
Opoja

Aksident në Trokan të Dragashit (Video)

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë si të parët në listë
12:42 | 11.08.2022
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
Pas 3-5 vjetëve, Kosova si shtetet e BE-së do të kërkojë punëtorë të huaj
12:37 | 11.08.2022
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
Rritet çmimi i vezëve, arrin në 4.26 euro kompleti
12:28 | 11.08.2022
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
Presidenti i FFK: Federata nuk ndërton stadiume, nuk harxhojmë asnjë cent
01:36 | 11.08.2022
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
41 mijë pensionistë nuk shkuan të lajmërohen se janë gjallë, mund të mbesin pa para
01:35 | 11.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?