Granit Xhaka asiston në fitoren e Arsenalit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Arsenali ka shënuar fitore me përmbysje. Arsenali të hënën mbrëma shënoi fitore ndaj West Hamit me rezultatin 3:1.

Arsenali ishte duke pësuar disfatë 1:0 me golin e shënuar nga Mohamed Said Benrahma. Ai realizoi penallti. Por, u kthye në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.

Bukayo Saka shënoi i pari në minutën e 53-të, ndërsa me asistim të Granit Xhakës në minutën e 58-të realizoi Gabriel Martinelli.

Për 3:1 u përkujdes Eddie Nketiah. Me këtë fitore Arsenali është forcuar në vendin e parë me 40 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit