Granit Xhaka reagon pas kualifikimit

Opoja.net Opoja.net Sport

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në rrethin tjetër të UEFA Europa League.

‘Topçinjtë’ siguruan kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1).

Pas ndeshjes ka reaguar lojtari kosovar, Granit Xhaka. Ai shprehet shumë i lumtur për këtë fitore.

“Po pra, për këtë jam duke folur. Zemër e madhe, deshirë e madhe, fitore e madhe”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Xhaka në këtë takim luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-