Adelisa Krasniqi, Aida Misini-Halimi, Arijeta Skeraj, Elira Sulejmani-Krasniqi, Suada Bajrami, Xhemile Misinaj, janë disa nga emrat e grave asambleiste në Kuvendin Komunal të Dragashit.
Emrat e tyre i kemi parë në posterët elektoralë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, numrat e tyre i kemi zgjedhur për t’i votuar, por zërin e tyre në foltoren e Kuvendit rrallë e hiç na bie ta dëgjojmë.
Thuajse çdo seancë e Kuvendit Komunal të Dragashit duket si një odë burrash. E ngjashme ishte edhe seanca e fundit, e cila u mbajt sot paradite. Aty mund t’i shohësh teksa flasin përherë figura të njëjta, shumica absolute e të cilave janë burra. I vemti zë i gruas që mund ta dëgjosh më shpesh është ai i Zinaida Elmazit, këshilltare e KK të Dragashit nga subjekti politik VAKAT.
Në përgjithësi, numri i atyre që shumë rrallë e ngrisin zërin në Kuvend si përfaqësues të interesave të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë gjinore, nuk është i vogël. Shumë të zgjedhur nga votat e qytetarëve marrin pjesë nëpër mbledhje dhe seanca publike vetëm sa për sy e faqe, ndërkohë që pagat nga paratë a taksapaguesve iu shkojnë në llogari./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.