Guardiola: City nuk ka lojtarë si Messi apo Ronaldo

Opoja.net Opoja.net Sport

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City nuk ka një lojtar si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, i cili mund ta fitojë vet ndeshjen, por ai është shumë i kënaqur me skuadrën që ka në Etihad Stadium, Sporti në Sinjali.

Strategu spanjoll regjistroi një tjetër fitore në fundjavë duke mposhtur Tottenham Hotspur për të vazhduar primatin drejt titullit të Ligës Premier.

Derisa Manchester Unitedi dhe Liverpooli po lëshojnë pikë, Citizens janë favoritë të mëdhenj për t’u shpallur kampionë të Anglisë.

Ne nuk kemi lojtarë që mund ta fitojnë ndeshjen vet – nuk e kemi një Messi, një Cristiano, Mbappe apo Neymar. Ne duhet të fitojmë si ekip. Do të jem i sinqertë, do të doja ta kisha një lojtar që shënon secilën ndeshje nga katër gola dhe vrapon ashtu siç bëjnë këta lojtarë, do të dëshiroja. (Mirëpo) nuk do ta ndërroja asnjërin nga lojtarët që i kemi sot, në këtë sezon. Asnjërin nga ata”, ka deklaruar Guardiola.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-