“HAFËZAT E TROJEVE SHQIPTARE”

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Një projekt i shumëpritur, me vlera të rëndësishme dhe mbresëlënëse. Përmes të cilit ju njohim nga afër me shtresën më të dalluar në shoqëri, me ata që mbajnë fjalën e Zotit thellë në zemrat dhe mendjet e tyre. Tregime interesante me “Hafëzat nga trojet shqiptare”. Momente të veçanta, mesazhe, emocione, lot, e kujtime të paharruara, nga njerëz që nuk duhet harruar! Janë ata që mbajtën amanetin e madh, të cilin e refuzuan toka dhe qiejt, për ta trashëguar atë brez pas brezi deri tek muslimanët e parë të këtij ummeti. Respekti ndaj tyre është respekt ndaj fjalës Zotit. Qëndrimi me ta është fitore. Nderimi i tyre është privilegj, e mësimet e tyre janë udhërrëfyes i duhur për jetë. Ata janë shtresa më e lartë e shoqërisë, e cila nuk dallohet vetëm në këtë botë. Janë ata që do të ngriten në grada të larta në Xhenet, duke u shoqëruar me melekët. Është Kurani i cili do të ndërmjetësojë për ta dhe ata do të ndërmjetësojnë përmes tij tek të tjerët. Janë të privilegjuarit të cilët do të kenë kurora të ndritshme, si shenjë nderimi për amanetin që kanë bartur ndër breza. RTV Pendimi do të sjell për ju 35 dokumentarë me hafëza të trojeve shqiptare, duke publikuar çdo javë nga një dokumentar. Projekti fillon nga fillimi i vitit 2019. Bëhuni gati të jetoni me këtë projekt unik dhe të vetëm në vendin tonë, e që RTV Pendimi e paraqet ekskluzivisht për juve. ▪ Disa foto nga xhirimet e para të projektit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-