Hajriz Meleqi: Kosova me forcat që ka nuk mund t’i bëjë ballë ndonjë sulmi eventual nga Serbia

Opoja.net Opoja.net Opoja

Profesori universitar opojan, Hajriz Meleqi, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar mbi deklarimet e fundit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për një luftë të re në Kosovë.

Meleqi ka thënë se në këtë kohë agresioni luftarak i Serbisë nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për Kosovën, pasiqë “janë këtu forcat e KFORIT që sigurojnë popullatën e Kosovës ndaj çfarëdo agresioni.” Ai ka sugjeruar që forcat ushtarake të Kosovës duhet të jenë të furnizuara me armatim të bollshëm për t’i bërë ballë ndonjë sulmi eventual të Serbisë, sepse, sipas profesorit Meleqi, “asnjë ushtri sado që të jetë e stërvitur, po i mungoi armatimi, nuk mund të jetë e aftë të mbrojë vendin nga agresioni.”

Në shkrimin e tij “NGA KOMODITETI I TEPRUAR NUND TË PËSOJMË “, Hajriz Meleqi shkruan se pushtetet në Kosovë duhet ta fokusojnë angazhimin e tyre në dy çështje: fillimin e shërbimit ushtarak tremujor dhe aramtimin e ushtrisë kosovare.

Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të gjeografit opojan, Hajriz Meleqi:

NGA KOMODITETI I TEPRUAR NUND TË PËSOJMË
Për kohën kur po jetojmë, kërcnimi i Serbisë për agreson luftarak mbi Kosovën nuk paraqet rrezik serioz. Janë këtu forcat e KFORIT që sigurojnë popullatën e Kosovës ndaj çfarëdo agresioni.
Askush nuk e din, se edhe për sa kohë këto forca do të qëndrojnë, nga se rrethanat politike dhe strategjike mund të ndryshojnë dhe këto forca të tërhiqën.
Ne kemi ushtrinë, por nuk duhet të kënaqemi vetëm me emrin dhe me stërvitjet e saj. Asnjë ushtri sado që të jetë e stërvitur, po i mungoi armatimi, nuk mund të jetë e aftë të mbrojë vendin nga agresioni..
Armiku ynë shekullor (Serbia) me asnjë milimetër nuk është larguar nga deshira e flakët që të sulmojë dhe ripushtojë Kosovën.
Serbia haptas para botës po i shpreh apetitët për ta sulmuar dhe ripushtuar “zemrën” e saj Kosovën.
Ushtria e Serbisë kur i ka bërë luftërat me Bosnjën, Kroacinë dhe Kosovën, ka qenë ushtria më e armatosur në Ballkan, nga se ka trashëguar armatimin e ish Jugosllavisë.
Megjithatë kjo ushtri për çdo ditë edhe më shumë po paiset me armet më të fuqishme dhe më të sofistikuara nga Federata Ruse, Kina etj.
Na, edhe pse tani e kemi ushtrinë, ushtria jonë ende nuk është bërë pjesë e forcave të NATO-s dhe as nuk dihet kurë mund të bëhet.
Aktualisht jemi shumë më të fortë në krahasim me vitët e 90-ta, kur luftën e kemi filluar me armë të bajtura në shpinë nga Shqipëria, dmth armatim të lehtë kemi.
Po ashtu e kemi ushtrinë të cilën nuk e kemi pasur, kemi policinë e armatosur të cilën po ashtu nuk e kemi pasur.
Kosova u çlirua me angazhimin e UÇK-së dhe me intervenimin e NATO-s.
NATO, nuk ka gjasa që sërish të intërvenojë në rast se Kosova ballafaqohet me ndonjë agresion eventual nga Serbia.
Me këto forca dhe me këtë armatim që kemi, Kosova nuk mund ti bëjë ball agresionit eventual serb.
Agresioni serb ndaj Kosovës do të jetë i mundshëm edhe për një kohë realitivisht të gjatë, nga se forcat shoveniste e fashiste serbe edhe për disa dekada do të janë në pushtet.
Cili duhet të ishte angazhimi i pushteteve të Kosovës?
1. Pa humbur kohë të fillohet me shërbimin ushtarak tre mujor, ku për çdo vit numri i ushtarëve të përgaturur për luftë do të shtohej në rreth 30 000. Brënda 5 vjete numri i ushtarëve me armë do të ishte 150 000. Me këta 150 000 ushtarë, me ushtrinë e rregullt dhe me rreth 8000 policë të armatosur, do të ishte i mbrojtur çdo metër katror i Kosovës.
2. Ushtria e rregullt e jona urgjentisht të paiset me armatim të rëndë me mjete të blinduara, me armatim ajror, helikopterë e aeroplanë gjuajtës dhe me raketa kundërajrore.
Po i krijuam këto kushte, nuk kemi arsye që të frikësohemi nga agresioni eventual i Serbisë.
Para disa muajve pata shkruar për nevojën e shërbimit ushtarak 3 mujor. Pasuan shumë kundërshtime se gjëja nuk ka mjete.
Une thëm se mjete ka por vullneti mungon. Deri tani jemi arsyetuar se nuk e kemi ushtrinë dhe se nuk na lejohet blerja e armeve.
Nga buxheti i Kosovës plot 12 muaj po paguhen rreth 40 000 veteranë të rrejshëm, këto para do të mjaftonin, zatën edhe do të tepronin për organizimin ushtarak tre mujor të 30 000 vetave çdo vit.
Shkurtimi i numrit të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, luksit të tepruar, pastaj ndërprerja të paktēn e një autostradeje, do të mjaftonte që ushtria jonë të armatosej me armët më të sofistikuara.
Duhet të nisemi nga parimi: të punojmë dhe të shpresojmë se kurr nuk do të këtë luftë, por të përgatitëmi se lufta mund të eskaloj nesër.
Nuk guxojmë të lejojmë që të na pëseritët edhe një gjenocid i fashizmit serb në shtetin tonë.”
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-