Hakimi i “ftohtë akull” në penalltinë vendimtare, me “panenka” e çoi Spanjën në shtëpi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, duke e eliminuar Spanjën favorite.

Reprezentacioni afrikan triumfoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:0, ngase 90 minutat e rregullta dhe vazhdimet u përmbyllën baras pa gola, shkruan Demokracia.com.

Sarabia, Soler dhe Busquets dështuan nga penalltia për “Furinë e Kuqe”.

Penalltinë vendimtare për marokenët e ekzekutoi mbrojtësi Achraf Hakimi i cili u tregua “akull i ftohtë” para goditjes në stilin “panenka”.

Festa e golit dhe kualifikimit ishte e madhe në fushë dhe tribuna e stadiumit.

Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-