Hakimit mesazh Luis Enriques: Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Luis Enrique mëngjesin e kësaj të premte zyrtarizoi thirrjen për 26 futbollistëve që do të përfaqësojnë Spanjën në Botërorin ‘Katar 2022’, që fillon më 20 nëntor.

Një listë në të cilën mungonte Sergio Ramos, mbrojtësi i PSG-së, pavarësisht se rikthimi i tij ishte spekuluar për nivelin e tij të mirë me klubin parizien.

Pas kësaj, kolegu dhe miku i tij i mirë në skuadër, marokeni Achraf Hakimi, ka reaguar në rrjetet e tij sociale, duke i dërguar një ‘mesazh’ trajnerit spanjoll pasi mësoi se mbrojtësi sevilian nuk do të jetë në eventin e Katarit. “Sergio Ramos është mbrojtësi më i mirë në botë”,- ka shkruar ai.

Disa gazetarë e pyetën Luis Enriquen për mungesat më të theksuara në listen e tij, por spanjolli preferoi të mos përgjigjet për respekt për ata që janë tashmë aty, me synimin që tash e tutje ta vërë fokusin te Botërori.

Sergio Ramos ndeshjen e tij të fundit me skuadrën spanjolle e ka luajtur më 31 mars 2021 kundër Kosovës. Një vit e gjysmë më vonë, qendërmbrojtësi i PSG-së u rishfaq në paralistën e bërë nga Luis Enrique për thirrjen e Kupës së Botës, nga e cila më në fund u la jashtë. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-