Halil Kastrati me shoqatën e tij, i ndërton shtëpi veteranit nga Buqja (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Humanisti Halil Kastrati ka vazhduar me aktivitetet e tija humanitare. Ai këto ditë ka qëndruar në Buqe ku ka përzgjedhur veteranin e luftës Shpendim Berisha për t’i ndërtuar një shtëpi të re.

Shpendim Berisha është edhe familjar dëshmorit Ruzhdi Berisha ka thënë se po bënë jetë të vështirë në shtëpinë aktuale.

“Shumë kam vuajtur, shumë kam hekur, kurrë s’kam lypur sepse me ka ardhur turp por jam mbështetur për muri, jam shumë keq, i kam dy djem binjak, më kanë lindur para kohe, jetoj vetëm në një dhomë edhe kjo nuk më ka ra hise mua”, ka thënë Shpendimi.

Kastrati ka thënë se bashke me Komunën e Dragashit kishin planifikuar që në Opojë të ndërtohen tetë shtëpi, ku komuna do të participin me 4 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Sipas Kastratit shtëpia që filloi së ndërtuari në Buqe është ë nënta dhe është jashtë planifikimit fillestar.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-