Në orën e parë të mësimit, nxënësit morën leksione për virusin që i la shtatë muaj larg shkollave.
Pos mësimeve tash mësimdhënësit do të kenë edhe detyra shtesë, duke ua matur temperaturën e të kujdesen për distancën mes rreshtave, njofton Klan Kosova
Këtë të hënë mësimi nisi me fazën fillestare, ku u përfshinë klasa e parë, e dytë, tretë e gjashtë dhe e 10-të, ndërkohë që për të pestat e të shtatat është vendosur nga shkollat varësisht nga kapacitetet.
Ndërsa, faza e dytë nis me 21 shtator, kur fillojnë mësimin klasat shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë që do të kenë mësim të kombinuar.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

