Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të bëjë thirrje në vazhdimësi për dënimin e persona të përshirë në aferat korruptive.
Duke iu referuar reagimeve të shoqërisë civile për ndërhyje në rastin e njohur si “Brezovica”, ajo shprehet e bindur se ftesa e saj për hetim të rastit nuk është ndërhyrje.
Ajo tha se ky rast ka vëmendje të madhe pasi që për herë të parë po ndodh një hetim ku të dyshuar janë persona me ndikim të niveleve të ndryshme.
“Sa i përket rastit Brezovica siç e dini është ndër rastet që ka vëmendje më të madhe, për faktin që për herë të parë po ndodh një hetim që prek persona që janë të niveleve të ndryshme, nëse nga institucionet e niveli lokal dhe qendror, qoftë nga personat të cilët bëjnë punë të tjera që lidhen me punë privat. Ky rast duhet të procedohet në mënyrë të pa penguar as nga politika as nga gjyqtarët e prokurorët”, tha ajo.
Haxhiu tha se me shqetësim i ka parë deklaratat e disa ditëve ku prokurorit të rastit dhe gjyqtarit i’u është bërë presion nga gjyqëtarët të cilët i kanë pronat e tyre në Brezovicë.
“Unë me shqetësim i kam parë deklaratat e disa ditëve ku prokurorit të rastit dhe gjyqtarit i u është bërë presion nga gjyqtarët të cilët i kanë pronat e tyre në këtë vend. Kjo është arsyeja që kam reaguar, sepse për mua është e pa pranueshme që një gjyqtar, prokuror të ndërhyjë në një rast që po hetohet nga prokuroria”, tha ajo.
Haxhiu u shpreh se personat e përfshirë në skandale të tilla duhet të marrin dënimin e merituar.
“Prandaj si ministre e Drejtësisë bëjë thirrje që ky rast duhet të hetohet deri në fund personat të cilët janë të përfshirë në afera të tilla në skandale të tilla në paligjshmëri duhet të marrin dënimin e merituar dhe për këtë do të bëjë thirrje në vazhdimësi, pavarësisht nëse shoqëria civile e konsideron deklaratën time ndërhyrje apo jo”, tha Haxhiu./EO
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.