Heshtja mbizotëron në “Olimpico”, Ludogorets po e mposht Roman

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Roma ka nevojë për fitore ndaj Ludugorets për të vijuar rrugëtimin në Europa League, por golin e kanë gjetur kampionët e Bullgarisë në minutën e 41’.

Inkursion i bukur i brazilianit Rick, gjuajtje potente me të djathtën, topi në rrjetë, heshtje në “Olimpico” dhe festë e lojtarëve të Ludugorets.

Tani pritet reagimi i djemve të Jose Mourinhos, të cilët duhet të përmbysin rezultatin për t’u kualifikuar dhe për të marrë një fitore morali përpara derbit me Lazion.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-