Deponia e Zhur e cila është e destinuar për mbeturina të ngurta. Dje është parë një kamion i cili ka hedhur mbeturina organike, më saktesisht mbetje të kafshëve. Lajmi u bë i ditur për redaksinë e opoja.net-it nga një banorë i cili po kalonte me veturë dhe ka parë ngjarjen.
Personi në fjalë ka arritur të bejë inqizime dhe të sigurojë 2 video për të vertetuar këtë ngjarje. Vëndi ku po hudhën këto mbetje të kafshëve kundërmon shumë erë të keqe për të gjitha ata që e kalojnë në këtë rrugë.
E cila është gjendja reale në deponinë e Zhurit që ndodhet në aksin rrugor Prizren – Dragash, ku kundërmimi i mbeturinave organike është i padurueshëm , rrëfen plaku Zaim Berisha, i cili lëviz dy herë në ditë në këtë rrugë. Ndryshe, shumë banorë të Dragashit dhe Zhurit kanë kërkuar që kjo deponi të mbyllet, sepse nuk është vend adekuat për hudhjen e eshtrave dhe kafshëve të ngordhura, dhe se destinacioni I saj është grumbullimi i mbeturinave të ngurta.
Në Prizren është edhe një fenomen tjetër shqetësues, pasi që mbeturinat e ngurta nga ndërmarrje dhe individë të ndryshëm hudhen në Lumbardh ose përgjatë rrugëve që shpiejnë drejt vendbanimeve rurale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.