Hidroregjioni Jugor bën thirrje për kujdes gjatë konsumimit të ujit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Të nderuar konsumatorë !

Duke pasur parasyshë faktin se si në gjithë Kosovën ashtu dhe në komunën e Dragashit ka reshje të vazhdueshme të shiut si dhe probleme në furnizimin me ujë, u bëjmë thirrje që deri të stabilizohet gjendja, të keni kujdes të shtuar në konsumimin e ujit.
Edhe pse në vazhdimësi jemi duke bërë furnizim të rregullt, trajtim të ujit dhe se gjendja momentale e cilësisë së ujit është e mirë dhe sipas standardeve të kërkuara, ekziston mundësia që për shkak të një situate të tillë të krijuar nga reshjet e vazhdueshme të ketë në ndonjë moment apo në ndonjë periudhë kohore turbulenca të ujit prandaj, u rekomandojmë që deri në pushimin e reshjeve të shiut, uji për pije të vlohet para përdorimit ndërsa për nevoja tjera të përdoret si i tillë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim !
KRU Hidroregjioni Jugor SHA

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-