Historia e artizanes Duda Sylejmani nga Dragashi

Personazhe
Historia e artizanes Duda Sylejmani nga Dragashi

Punimet e dorës si kaprana, xhamadana, shqiponja etj., janë zanati i Duda Sylejmanit, një grua, e cila i bën me pasion punimet e dorës. Ajo për “Kosova Sot” thotë se gjyshja e saj Hava, e cila atëbotë ishte me njohura për të punuar punë dore nga leshi.

Duda tregon se gjyshja e saj ka punuar tirqi, kaprana, xhamadana me gajtan dhe shumë të tjera dhe këtë zeje e kishte trashëguara tek e mbesa e sajë. Ajo tregon se falë kësaj pune sot bën një jetë mesatare.

“Me këtë punë jetohet mirë, s’do të thosha se bëhesh e pasur, por mbijeton”, tregon Duda për gazetën.

Veshjet popullore janë elementi thelbësor

Edhe zejtaria në popullsinë e kësaj zone zë fill qysh në kohët e lashta. Ka pasur mjeshtër të mirë për përpunimin e leshit. Vektaria ishte zeja me e përhapur me të cilin janë marre femrat. Në vek janë punuar pëlhurat, qilima, sexhade, shilte, cerga, rrugica, kllefe jastëkësh prej leshi, cakuj, strajca etj.

“Veshjet popullore, ku disa prej tyre kane origjine tejet të moçme: si veshja me xhubletë e grave te veshja me tirq zhguni të bardhë dhe me ngjyrë kafe dhe e zeze, jeleku apo xhamadanë, veshja e ngushtë dhe e gjanë për gratë etj. Veshjet popullore janë elementi thelbësor, shenjë dalluese e një populli, të cilat i punonte nëna ime Hava” tregon ajo.

Në Gorë të Dragashit, tradicionalisht janë përdorur dhe ende vazhdojnë te përdorën shumë variante veshjesh popullore.

“Për burrat përdorën veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmësferik. Larmia më e madhe ekziston të veshjet e grave. Tiparet kryesore janë: veshja e “ngushtë” dhe veshjet me “pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdorën në fshatrat e asaj ane. Tani unë punoj punime me motive të ndryshme”, është shprehur ajo, shkruan gazeta Kosova Sot.

E vetmja që merret me këtë lloj veshjesh të grave në këtë rajon

Sipas Dudës, veshja me “xhubletë” është përdorur shumë në këtë anë.

“Veshja e ngushtë dhe elementet përbërëse të kësaj-këmishe të gjatë janë deri me 10 kinda (kindat fillojnë nga mesi e poshtë). Gjoksi i këmishës i qëndisur me pe me ngjyra apo me rruaza e me xhixha. Mangët e shkurtra deri te bërryli, të gjëra dhe të veshura, të gjitha i punojmë ne”, shprehet ajo.

Shton se shumë familje me rastin e festave të ndryshme i marrin me qira rrobat kombëtare për një ditë ku paguajnë vetëm pesë euro për një ditë. Dude Sylejmani tregon se me këtë lloj veshjesh të grave është e vetmja që merret në këtë anë.

“Veshja e gjerë e grave, të cilën e prodhoj jam e vetmja në rajon”.

Kjo veshje ka edhe komponentët e vet.

“Bëjmë edhe këmishë bezi, me krahë të shkurtër deri në bërryla dhe të gjerë, e qëndisur. E gjatë deri në kofshët. Pjesa para në gjoks është e qëndisur me penj me ngjyra dhe me rruaza. Pështjellaku i gjerë punohet në vegje (me pe leshi). Rrudhosja (palë palë) bëhet me një teknikë që e ruan përgjithnjë ketë vallëzim, fizarmonikë. Ai zbukurohet me rruaza e me xhixha. Në fund i ngjitet një shirit, jo i gjerë, zbukurues i bardhë”, shprehet Duda.

Ajo thotë në zonën nga vjen ajo veshja e grave ndryshon.

“Ato vishen me xhubletë, jelekë me theke, çorap leshi te zeza, opinga lëkure, shami me theke dhe zbukurime serme. Veshja e vajzave përbëhet: këmishë brej bezi, e bardhë, e thjeshtë, me mëngë të gjata e kamcuar në zogë të dorës deri poshtë gjurit dhe pa zbukurime”.

Profesor Rexhep Kryeziu i nderuar ndër breza nga Brezna e Opojës

Opoja.net

Ymrije Beqaj – Ikonë e artit muzikor Shqiptar

Opoja.net

Prof. dr. Nexhmi Hyseni themelues i kirurgjisë moderne Kosovare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net