Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka përzgjedhur tekstet shkollore për lëndën e historisë, me të cilatdo të mësojnë vitin e ardhshëm nxënësit e klasave 7, 10 dhe 11. Autorë të këtyre teksteve të përzgjedhura janë historianët ArbenHajdari, Sedat Baraliu dhe Azdren Shala. Lajmin e ka bërëpublik njëri nga autorët e teksteve, Azdren Shala, studiuesi dhehistoriani nga fshati Brezne i Dragashit.
Shala ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjatë procesit tëpërzgjedhjes së teksteve ka pasur edhe përpjekje përmanipulime. ‘’ Gjate kesaj kohe, perpos perkushtimit per te qenesa me serioze, eshte dashur qe te shpenzohet energji edhe ne ruajtjen e punes tone, nga nderhyrjet e njerezve te pa ditur. Ata kerkonin manipulim te procesit, Ne kerkonim vetem vleresim tedrejte”, ka shkruar ai.
Ai gjithashtu ka kritikuar edhe disa versione të tjera të tekstevetë përzgjedhura, të cilat janë shkruar nga historianë të tjerë, duke theksuar se në në këto tekste janë bërë ‘’gabimeamatoreske’’./Opoja.net
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të tij në Facebook:
‘’ Pas nje pune me perkushtim dhe seriozitet, sot angazhimi jonei perbashket, i imi, Arben Hajdarit dhe Sedat Baraliut per tekstetshkollore ne Lenden e Historise, u vleresu fitues nga MASHT.Pra, nga viti i ardhshem, nxenesit tone te klaseve 7, 10 dhe 11, do te mesojne me tekstet tona, nga Shtepia Botuese Albas. Gjatekesaj kohe, perpos perkushtimit per te qene sa me serioze, eshtedashur qe te shpenzohet energji edhe ne ruajtjen e punes tone, nga nderhyrjet e njerezve te pa ditur. Ata kerkonin manipulim teprocesit, Ne kerkonim vetem vleresim te drejte.
Megjithate, e keqja nuk mund te largohet pernjehere. Me ane temanipulimeve, te tesksti i historise per klasen e 6, fatkeqesishteshte shpallur fitues versioni i Frasher Demajt, duke e hequr ngalista e fituesve versionin tone. Natyrisht, ketu nuk perfundonasgje. Vazhdojme ne instanca tjera duke kerkuar vleresim tedrejte edhe per kete tekst, me arsyen e vetme, eshte dukshem me profesional.
Ja disa gabime amatoreske qe i permban libri i klases 6 me autorFrasher Demaj:
– Kur flet per periodizimin e historise, shkruan keshtu: PeriudhaAntike fillon nga lashtesia dhe perfundon me shek. V. – Cfareorientimi kohor ke ne mendje Frasher Supermeni kur thote “ngalashtesia” vec ai e di,
– Terrakota e periudhes se Neolitit, qe Ne e njohim si Hyjneshane fron, ai i thote “Hyjneshe Dardane. – imagjino, ne periudhenkohore 7000 – 3500 p.k, ku nuk ka asnje lloje identiteti dhesubstrati kulturor te diferencuar askund ne bote, FrasherSupermeni gjen identitet dardan.
Keto e shume gabime tjera, gjithqysh duhet me i ndalue. Nukguxojne femijet tane te infektohen ne kete menyre. Prandaj, edhe “Historia 6″, sikurse tri tjerat, duhet te mbaje autoresinetone.’’
———————
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.