Hoti nga Dragashi: Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, teksa ka qëndruar në komunën e Dragashit, ka thënë që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka postuar disa fotografi në Facebook gjatë qëndrimit të tij në Dragash, ku ka takuar  anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës! LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë. Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar. Zoti e bekoftë Dragashin!  Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar Hoti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-