Hovenier: Marrim veprime ndaj atyre që shmangin këshillat amerikane, për të mirën e Kosovës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mirën e popullit të Kosovës, marrin veprime ndaj atyre që i shmangin këshillat amerikane, raporton Gazeta Sinjali.

Në festën e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së që u mbajt në Prishtinë, Hovenier ka thënë se këtë e bëjnë në përputhje me përkushtimin afatgjatë që kanë për ta mbështetur popullin kosovar.

“Nëse ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose janë të vështira ose ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat dhe kërkesat tona, e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për ta mbështetur popullin e Kosovës për t’iu afruar këtyre idealeve shume ambicioze”, ka thënë ambasadori amerikan.

Gjatë kremtimit, prezent ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që u fajësua nga sekretari amerikan, Antony Blinken për situatën në Veri.

E në Kosovë, ambasadori amerikan thotë se SHBA-ja qëndron me popullin e Kosovës, duke shtuar se duan një shtet demokratik, laik dhe multietnik – komponente që i cilësoi si akte të themelimit.

“Shpresoj se pajtoheni se edhe Kosova, në disa raste, nuk ka arritur në idealët e saj themeluese, pavarësisht se ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit”, ka dekalruar ai.

“Në këtë frymë, dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë qëndrojnë me popullin e Kosovës në mbështetje të plotë të avancimit dhe arritjes së vizionit të saj themelues për një shtet demokratik, laik dhe multietnik”, ka thënë ambasadori amerikan.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-