Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Prishtinë.
Në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Kombeve, Kosova ishte sonte nikoqire e Greqisë, raporton FrontOnline
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, i takoi kombëtares helene 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Bakasetas në minutën e 36-të.
Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, Kosova ishte më kërkuese, por që fati sonte ishte me grekët.
Ndryshe, Kosova kishte sonte dy karton të kuq. Fillimisht, Fidan Aliti u përjashtua në minutën e 72-të dhe më pas Aro Muriq në minutën e 92-të.
Të dy futbollistët do t’i mungojnë Kosovës në ndeshjen e së enjtes ndaj Irlandës së Veriut në Prishtinë.
Ndryshe, kjo është humbja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse./FrontOnline/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.