Opoja.net

Ibrahim Skenderi, kryetar i ri i K.L. “Luigj Gurakuqi”

Sharr, 7 prill 2018 – Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” i Komunës së Sharrit nga sot do të ketë kryetar të ri. Për këtë ka vendosur kryesia e zgjeruar e Klubit në mbledhjen e mbajtur në fshatin Bellobrad, shkruan Opoja.net.

Krahas kryetarit është zgjedhur edhe sekretari i ri (Gursel Idrizi) dhe dy anëtarë të rinj të kryesisë (Rizan Krasniqi e Nexhat Ajdini).
Fillimisht para të pranishmëve, sekretari i deritanishëm i Klubit, Ibrahim Skenderi e ka paraqitur raportin e punës trevjeçare, duke e vlerësuar këtë periudhë si mjaftë të frytshme sa i përket aktiviteteve të Klubit. Skenderi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetarit të deritanishëm Osmon Bojaxhiu për drejtimin me dinjitet të Klubit. Raporti është miratuar unanimisht nga të pranishmit në mbledhje me ç’rast në veçanti u vlerësua puna e bërë në organizimin e suksesshëm të manifestimit tradicional poetik “Sofra e Ymer Prizrenit” që mbahet në muajin qershor në Zgatar të Opojës prej nga e ka origjinën kreu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni.

248

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

Për përgatitjet për organizimin e sivjetshëm të  manifestimit tradicional poetik “Sofra e Ymer Prizrenit” u bisedua në një pikë të veçante të rendit të ditës, me ç’rast edhe u bënë disa ndryshime në Këshillin Organizativ. Drejtor i ri i Bordit të manifestimit u zgjodh Demir Reshiti, ndërsa sekretar  Rizan Krasniqi.
Manifestimi i sivjetmë “Sofra e Ymer Prizrenit” është paraparë të mbahet më 17 qershor 2018. Edhe kësaj radhe ky manifestim do të mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Sharrit.

Image may contain: Ibrahim Skenderi

© Opoja.net

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net