Inaugurimi i Sallës së Re Sportive në ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë për Ditën e Flamurit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, si dhe Ditës së ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë, sot u zhvillua ceremonia e inaugurimit të sallës së re sportive në këtë shkollë. Ky projekt, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës arsimore dhe sportive në këtë komunë.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryetari i Komunës, z. Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, znj. Arijeta Skeraj, anëtarë të Kabinetit Komunal, asambleistë, drejtorë të shkollave, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Turk, të cilët me praninë e tyre e bënë këtë ngjarje edhe më të veçantë.

Në shenjë simbolike për rëndësinë e kësaj salle të re sportive, u organizua një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve KF “Bresana” dhe KF “Kosava,” duke reflektuar rëndësinë e sportit si mjet i bashkimit dhe zhvillimit të komunitetit.

Ky investim i ri vlerësohet si një përpjekje e suksesshme për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe komunitetin, duke ndihmuar në promovimin e sportit dhe aktiviteteve shoqërore në rajon.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-