Një situatë e vështirë për Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo në Katar.
Një ditë pas fitores 3-0 të Argjentinës kundër Kroacisë , çifti, gjatë një dalje për qejf thuhet se është ndalur në një qendër tregtare në Doha ku, brenda një lokali, kanë porositur një pije, në këtë rast një lëng frutash.
Çifti gjeti copëza qelqi brenda lëngut të frutave, teksa u dërguan në spital për analizat, teksa fillimisht shkuan në ambasadë për shkak të rregullave të Katarit.
Megjithatë, për habinë e madhe të Agustinës, zyrtarët ç’dramatizuan gjithçka, madje dolën në konkluzion se çifti kishte futur vetë copat e xhamit në lëng.
Menjëherë pas kësaj partnerja e Lautaros shpërtheu në “Twitter”: E gjithë kjo është një turp. Do të bëjmë ankesë. Kemi dhe dëshmitarë në klub”, shkroi ajo. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.