Incidenti në takimin Prishtina – Trepça: Konfirmohet lëndimi i katër policëve, nisin hetimet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Policia e Kosovës ka konfirmuar se katër pjesëtarë të saj janë lënduar gjatë incidentit në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Prishtinës dhe Trepçës, raporton Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com.

Ahmeti ka pohuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë hetimet.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, tha Ahmeti.

Tifozeritë e dyja skuadrave u përfshinë në përplasje duke hedhur gjësende të forta në drejtim të njëra-tjetrës, si pasojë e të cilës, Policia vendosi ta zbraz palestrën.

Në fund, Prishtina triumfoi për herë të tetë në histori në Superkupën e Kosovës./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-