Iniciativa e banorëve të fshatit Rrenc për ndërtimin e Sheshit “Abdurrahman Gërdellaj”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Fshati Rrenc, 20 korrik 2017 – Banorët e fshatit Rrenc kan marrur një iniciativë për ndërtimin e një lapidari të dëshmorit Abdurrahman Gerdellaj, në hyrje të fshatit. Abdurrahman Gerderllaj ishte pjesë e UCK-së në Brigadën 128  në betejën e 31 majit 1999 në altarin e lirisë ra për të mos u shuar kurrë.

Zyber Gerdellaj, Mensur Skeraj, Shpend Gerdellaj, dhe Hajrullah Skeraj e filluan këtë iniciativë së bashku më të gjithë fshatin të cilët më shumë vullnet janë duke u përpjekur për ti mbledhur parët e nevojshme për të ndërtuar lapidarin e heroit të tyre. Ata më shumë dëshirë presin që në hyrje të këtij fshati të jetë dëshmori i tyre i lirisë “Abdurrahman Gerdellaj”.

Dëshmori nga fshati Rrenc është dëshmorë i Opojë, dëshmorë i Kosovës, dëshmorë i cdo Shqipëtari. Andaj të gjithë së bashku duhet ti mbeshtesim këta iniciatorë.

Kryesia e fshatit kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe planin për ndërtimin e “Sheshit Abdurrahman Gerdellaj” e cila ishte e pamundur vëndosja e gurthemelit të këtij sheshi.

“Të gjithë ju dashamirë dhe bamirës ju bejmë një apel për ta mbeshtëtur këtë projekt madhështor të dëshmorit tanë, ju faliminderit për mirëkuptim”, kryesia e fshatit Rrenc dhe iniciatorët e këtij projekti.

Këtu janë numrat kontaktues ku do të informohuni për ndërtimin e këtij projekti: 043/ 917-287 dhe ‎049/ 483-840.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-