Inspektori i tregut në komunën e Dragashit, në asistim edhe të inspektorit sanitar, kanë inspektuar në operatorë të ndryshëm në teritorin e komunës së Dragashit.
Fillimishtë janë inspektuar disa nga pikat shitëse të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së harmonizimit të çmimeve të vendosura në tabela informuese dhe arkë fiskale.
Janë inspektuar edhe markete dhe me këtë rast të gjeturat e inspektorit të tregut janë si në vijim:
– Është përcjellë trendi i rritjes së çmimeve të disa produkteve esenciale që nga data 24.02.2022 dhe është vërtetuar se me datë 10.03.2022 çmimi i Vajërave të ndryshëm për konsum ka arritur në 3.49 €, dhe me datë 11.03.2022 çmimi i të njejtave produkte është në vlerë tê njejtë, prej 1.95 €.
Operatorit në fjalë i është dhënë afat kohorë prej 2 orësh që të dëshmojë fakturat mbi prejardhjen e disa produkteve dhe pas këtijë afati kohorë nuk ka arritur të dëshmojë fakturat për produktin Vaj për konsum të llojit Bisera 0,95 ml, në sasi prej 957 copë me çmim të shitjes 1.95€, në Vlerë totale prej 1.866,15 €, produkt i cili i është larguar nga tregu dhe është sekuestruar.
Ndaj operatorit në fjalë do të merren masa ndëshkuese sipas Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut.
Inspektori i Tregut, në bashkëpunim edhe me organet e tjera do të inspektojë intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale siç është vaji ushqimor, mielli, sheqeri, etj.
Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurencë të padrejtë.
Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/
DPI gjithashtu fton bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.
Organet kompetente – MINT dhe Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës po vëzhgojnë gjendjen dhe po marrin masat e duhura sipas ligjit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.