iPhone më i ri nga Apple me gjasë do të ketë mbushësin me kabllo USB-C dhe kjo pritet të konfirmohet më 12 shtator kur edhe do të bëhet prezantimi zyrtar.
Siç raporton BBC, telefonat e kompanisë amerikane aktualisht përdorin mbushës Lightnin, ndryshe nga rivalët siç janë Samsung, transmeton Telegrafi.
Ligjet e Bashkimit Evropian kërkojnë nga prodhuesit e telefonat që të adoptojnë mbushësin deri në dhjetor të 2024 me qëllim që t’i kursej të holla konsumatorëve.
Shumica e produkteve të Apple siç janë iPad-ët e rinj tashmë përdorin kabllon USB-C, por kjo kompani tashmë ka shprehur qëndrimet e saj kundër rregullave të BE-së.
Kur u njoftuan me rregullat e reja në shtator të 2021, përfaqësuesit e Apple i thanë BBC-së se rregullat strikte kërkojnë vetëm një lloj të kabllos dhe mbushësit, që sipas tyre mbyt inovacionin dhe dëmton konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën.
Konvertuesit nga Lightning në USB-C tashmë janë të disponushëm nga markat e tjera të fushës së elektronikës, përfshirë Amazon, dhe të gjithë iPhone që nga iPhone 8 që u lansuar në vitin 2017 kanë mbushës mbështetës pa kabllo.
Derisa modeli aktual iPhone 14 duket se do të jetë pajisja e fundit e Apple që përdor ekskluzivisht atë, kjo mund të shënojë fillimin e fundit të kabllos Lightnin – që shitet me pakicë nëpër dyqanet e Apple për 22 euro.
Është e paqartë nëse ky do të jetë një ndryshim global i produktit, megjithëse gjigandi i teknologjisë ka pak gjasa të bëjë një version të ndryshëm të telefonit vetëm për tregun evropian.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.