“Jemi një”, ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar gjatë mbrëmjes së sotme.

Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.

Ka qenë biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-