“Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit hap shtëpinë e të moshuarve

Opoja.net Opoja.net Shoqata Uncategorized

Humanisti dhe veprimtari i Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një videoje ka njoftuar se falë donatorëve të shoqatës që ai drejton kanë arritur ta hapin shtëpinë e pleqve, e cila do të shërbejë për strehim, përkujdesje dhe trajtim shëndetësor të të gjithë të moshuarve që kanë nevojë.

“Unë, i emocionuar dhe i gëzuar si asnjëherë më parë, kam nderin të ju them se shtëpia e pleqve është gati”, ka thënë Halil Kastrati.

Ai u ka sugjeruar të gjithë atyre që e  përcjellin që t’i njoftojnë të afërmit e tyre të moshuar, ose të moshuar të tjerë që njohin, që të shkojnë dhe të bëjnë kërkesë për t’pranuar në shtëpinë e të moshuarve.

Për informata më të hollësishme dhe kriteret për të aplikuar mund ta përcillni videon e publikuar në këtë link.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-