Ju mund ta mësoni Islamin edhe pa u takuar me muslimanët!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Falënderojmë Allahun që po jetojmë në një kohë kur njeriu mund t’i mësojë bazat e fesë islame edhe pa e parë për së gjalli asnjë dijetar musliman.

Përmes internetit, yutubes, rrjeteve sociale, njeriu ka mundësi edhe pa dalë nga shtëpia e tij, t’i mësojë themelet bazë të fesë islame, dhe jo vetëm kaq, por edhe shumë më tepër sesa bazat e fesë.

Bazat e besimit, shartet e Islamit, shartet e imanit, komentimin e shumë librave të dobishëm nga akaidi, fikhu, hadithi, ahlaku, të gjitha këto mund të gjenden në internet.

Si merret abdest, si falen namazet, të gjitha këto janë në dispozicion edhe në gjuhën tonë, të shpjeguara plotësisht dhe saktësisht, për ata që dëshirojnë t’i mësojnë ato.

Gjithashtu, përmes internetit njeriu mund të gjejë përgjigje për gënjeshtrat dhe shpifjet, të cilat armiqtë e Islamit i bëjnë për Islamin.

Pse po i përmendim të gjitha këto?!

Sepse shumë njerëz përreth nesh, në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të njihen me postulatet origjinale të fesë islame, kurse tani falë Allahut, përmes internetit kanë mundësi që të njihen në detaje me Islamin dhe me parimet e tij të përsosura.

Falë Allahut, çdo ditë e më shumë ka njerëz, të cilët i kanë tejkaluar pengesat e islamofobisë dhe kanë vendosur që të njihen me Islamin, ndërsa një numër i madh i tyre, këtë po e kurorëzojnë me pranim të Islamit.

Islami është i plotë, i përsosur, i bukur, ofron përgjigje për të gjitha pyetjet me të cilat njeriu ballafaqohet në jetën e përditshme, i përgjigjet plotësisht natyrës njerëzore, për këtë shkak duhet vetëm të arrijë tek njerëzit në formën e tij origjinale, kurse pas kësaj njerëzit do ta kuptojnë atë dhe do ta marrin si rrugë të jetës së tyre.

Njerëzit dikur udhëtonin me ditë dhe muaj të tërë për të mësuar diçka të re, ose për t’u njohur me Islamin. Sot gjërat qëndrojnë ndryshe, nga shtëpia juaj, pa ju parë askush as pa e ditur, ju mund ta mësoni fenë islame.

Një kohë më herët, përmes mediave Islami ka mundur njerëzve tu prezantohet si diçka e prapambetur dhe ekstreme, por ato kohë tash janë prapa nesh, sepse njerëzit sot kanë mundësi të lexojnë vetë për Islamin, nga burimet e tij të Kuranit dhe Sunetit.

Prandaj, për muslimanët është detyrim i jashtëzakonshëm, që t’i shfrytëzojnë potencialet e Internetit edhe të gjitha metodat tjera të mundshme, por të lejueshme, që njerëzve t’ua ofrojnë Islamin ashtu siç është në të vërtetë.

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-