Juventus ka fituar 1-0 sfidën e rëndësishme kundër Torino-s, e vlefshme për javën e dhjetë të kampionatit italian të futbollit.
Bardhezinjtë vinin pas dy humbjieve të rënda të pësuar në kampionat dhe Champions League kundër Milan-it dhe Maçabi Haifa-s dhe duhej të reagonin patjetër sot.
Reagimi ka ardhur dhe Zonja ka arritur të fitojë derbin dhe të marrë tri pikë të rëndësishme që i japin pak frymëmarrje klubit dhe trajnerit Massimiliano Allegri, i cili rrezikonte shumë në rast të një tjetër rezultati zhgënjyes.
Heroi i ndeshjes ka qenë Dusan Vlahovic, i cili ka vendosur sfidën me golin e shënuar në minutën e 75-të duke mposhtur më në fund portierin Milinkovic-Savic, i cili kishte qenë i pakalueshëm deri në atë moment. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.