Kadri Veseli në Dragash: Të punohet më përkushtimin e një djali të ri, si ish-kryetari Salim Jonuzi

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Dragash, ku ka mbajtur një fjalim para ndjekësve të tij dhe anëtarëve e simpatizantëve të partisë të cilën e udhëheq.

Veseli ka theksuar para të pranishmëve se zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike në Dragash, ashtu si në të gjithë Kosovën, edhe në këtë Komunë kanë qenë shembull i demokracisë. Sipas tij, ndërrimi i njëpasnjëshëm i tre kryetarëve të Degës në Dragash tregon se partia që ai e udhëheq nuk e vlerëson interesin publik para atij personal.

”Ka qenë interesi i Komunës së Dragashit, të punohet në parti, të punohet me obligime, të cilat janë para qytetarëve, që i ka marrë kryetari i Komunës Shabani, po në të njëjtën kohë edhe të vazhdohet me përkushtimin e një djali të ri si ish-kryetari i Komunës Salim Jonuzi”, ka thënë Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij në Dragash./Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-