Kandidatja për kryetare të komunës së Dragashit nga radhët e Vetëvendosjes, Kaltrina Salihu, është zotuar se do t’i realizojë të gjitha planet që i ka të planifikuara për këtë komunë, në rast e merr mandatin.
“Ekipi i Vetëvendosjes së bashku me asamblistët kemi hartuar një plan qeverisës për mandatin që po na pret dhe ky plan është i organizuar në gjashtë fusha – të gjitha njëjtë të rëndësishme dhe që e plotësojnë njëra tjetrën”.
Salihu në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ka thënë që fokusi është tek përmirësimi i administratës komunale “rritjen e efikasitetit, bashkëpunimin më të fuqishëm me grupet punuese në fshatra, krijimin dhe funksionalizimin e mekanizmit për bashkëpunim ndërkufitar”.
“Është fakt që vazhdojmë secili kandidat këtu të përmendim dhe t’i japim prioritet infrastrukturës mungesës së ujit, parregullsive në menaxhimin e ujërave të zeza dhe mungesës së shërbimit adekuat për shërbimin e mbeturinave. Këto janë nevoja të patjetërsueshme, nuk janë referate por janë gjëra konkrete të planifikuara në nevoja konkrete që kanë ardhë nga qytetarët”.
“Nevoja për dizajnimin e këtyre planeve qeverisëse që i kemi të gjithë para vetes dhe kurrsesi nuk janë referate, por janë plane konkrete që do t’i realizojmë unë si kryetare e ardhshme do ti realizoj të gjitha në mënyrë konkrete duke adresuar në nevoja konkrete atje”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.