Kanoset me pushkë një mashkull në Brezne të Dragashit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 17:25, ka arrestuar një mashkull shqiptar në fshatin Brezne të Dragashit, pasi që i njëjti në bashkë veprim me dy të dyshuar tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar duke kanosur me pushkë gjysmë automatike.

Njësit policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-