Ish-ushtari i UÇK-së që sot mban postin e kapitenit të FSK-së, Petrit Bojaxhu, do të intervistohet gjatë ditës së sotme në Hagë pas ftesës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.Bojaxhiu ditë më parë ishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për t’i mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, kishte thënë ai.
Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, gjatë ditës së djeshme për Sinjalin kishte thënë se kohën e fundit janë shtuar numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale.“Ne kemi marrë një informacion që kanë shkuar edhe rreth 15 ftesa të reja, kryesisht janë nga rajone të ndryshme, si nga Llapi”, ka deklaruar ai për Sinjalin.Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për Petrit Bojaxhiun i cili gjatë ditës së sotme do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
“Nuk ka ndonjë informacion më shumë. Ne e dimë vetëm ditën kur ka me shkuar dhe kur ka me u kthyer. Si dëshmitar është i ftuar njëherë sepse këta janë duke bërë shumë gabime sepse janë duke u shkruar te dy titujt edhe dëshmitar edhe i dyshuar gjë që janë askund me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.