Katër vetëvrasje për tre muaj

Opoja.net Opoja.net Kronika

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësuese. Përveç evidentimeve të rasteve, institucionet e Kosovës nuk po bënë ndonjë projekt i cili tenton t’i parandalojë vetëvrasjet.

Faktorët të cilët qojnë deri tek vetëvrasja mbeten të ndryshme. Mirëpo faktorët kryesor sipas sociologëve është zhvillimi i plotë i një sistemi institucional dhe social në Kosovë.

Vdekja e një polici dhe një doktoreshe në Gjilan, e së fundmi edhe rasti i vdekjes së aktorit të serialit komik ‘O Sa Mirë’ Art Kurti, janë shënuar si akte të vetëvrasjes nga Policia e Kosovës.

Gjatë tre muajve të këtij viti në Policinë e Kosovës janë shënuar katër vetëvrasje, por ka edhe raste të tjera të cilat janë iniciuar si vdekje e dyshimtë, e ndonjë nga to pas përfundimit të hetimit dhe procedurave mjeko- ligjore mund të hyjnë në kategorinë e vetëvrasjeve.

Sipas PK-së, statistikat e vetëvrasjeve në 15 vepra penale vitet e fundit flasin për luhatje te shifrave, ndërsa në vitet tjera deri në vitin 2014 ka pasur një rënie të rasteve të shënuara si vetëvrasje.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2015 janë evidentuar 60 vetëvrasje dhe 219 tentim- vetëvrasjeje, në vitin 2016 janë evidentuar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim- vetëvrasjeje dhe në vitin 2017 janë evidentuar 32 vetëvrasje dhe 216 tentim- vetëvrasjeje.

Personat e gjinisë mashkullore, sipas policisë, prijnë në kryerjen e aktit të vetëvrasjes.

Policia e Kosovës apelon që për persona të cilët dyshohen se kanë probleme të caktuara, ose gjenden në depresion të lajmërohen në institucione përkatëse përfshirë edhe vetë policinë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-