KDI në Dragash: Kërkohet menaxhim më efikas nga përbërja e re komunale

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdojnë të mbesin të pa adresuara nga autoritetet komunale. Për këtë qëllim, KDI ka organizuar tryezë më akterët relevant nga komuna e Dragashit, me ç‘rast është shpalosur draft analiza në zbatimin e rekomandimeve nga ZKA, roli i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në adresimin e rekomandimeve, roli i Kuvendit të Komunës si institucion më i lartë vetëqeverisës në mbikëqyrjen e menaxhimit të financave publike.

Ngritja e kapaciteteve të NJAB, ndryshimi i strukturës përfaqësuese në Komitetin e Auditimit, raportimi në Kuvendin e Komunës për zbatimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna ZKA, rritja e angazhimit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës për të kërkuar llogaridhënie më të madh nga ekzekutivi i komunal ishin ndër rekomandimet që duhet të adresohen nga përbërja e re e ekzekutivit komunal dhe kuvendit të komunës, thuhet në njoftimin e KDI-së.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-