KDS forcon lidershipin në FSK përmes kurseve të avancuara

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë zhvilluar me sukses dy kurse të rëndësishme për zhvillimin e karrierës së pjesëtarëve të saj: Kursi i Avancuar për Lider dhe Kursi i Liderit Luftarak.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë zhvilluar me sukses dy kurse të rëndësishme për zhvillimin e karrierës së pjesëtarëve të saj: Kursi i Avancuar për Lider dhe Kursi i Liderit Luftarak.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kursi i Avancuar për Lider synon të thellojë njohuritë dhe të ngrejë aftësitë profesionale të pjesëtarëve të FSK-së në fushën e udhëheqjes në nivel togu. Ky trajnim intensiv ka përfshirë një kombinim të moduleve teorike dhe praktike, të cilat janë strukturuar në përputhje me standardet e FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

Ndërkohë, Kursi i Liderit Luftarak është krijuar posaçërisht për të përgatitur liderë të rinj për të marrë role udhëheqëse në nivel skuadre. Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike thelbësore dhe njohuri taktike të nevojshme për të operuar me efikasitet dhe sukses në situata të ndryshme sfiduese.Në njoftimin e FSK-së theksohet se këto kurse luajnë një rol kyç në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse brenda forcës, duke forcuar zinxhirin komandues dhe duke përmirësuar gatishmërinë e përgjithshme operacionale, në linjë me standardet e FSK-së. Përveç kësaj, përfundimi i këtyre kurseve paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve, duke shërbyer si një bazë solide për avancimin e tyre të mëtejshëm dhe zhvillimin e karrierës në FSK.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-