Falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm, Zotin tonë të Cilin e
falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Atë njeri të
cilin e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, ndërsa atë njeri që humbët
rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë.
Dëshmojmë dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, që
është Një dhe i pa shoq. Dhe, dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi (a.s.) është
rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij i fundit.
Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme
është: “Kemi gjithçka, por pak jemi falënderues!!
Në hutben e sotme, do ta
ndaj me juve një tregim nga një ngjarje e vërtetë, e cila i ka ndodhur një
dijetari të njohur musliman.
Ai është shejh Muhamedel-Arifi,
i cilime një rast ekishte vizituar një vend (shtet), dhe gjatë vizitës, me
miqtë e tij,ishte ndalurnë një restoran për të ngrënë ushqim. Pasi që
ishin jashtë qytetit, pas drekës, kishin vendosur të shëtisnin deri në fshatin
aty pranë, t’u japin selam fshatarëvedhe të bisedojnë me ta rreth gjendjes së
tyre. Kur kishin hyrë në fshat, kishin parë se shtëpitë e banimit ishin
shumë të vjetra dhe të konsumuara, që sipas tyre kuptohejse ato ishin familje
të varfëra. Se çkakishte përjetuar me atë rast shejh Muhamed el-Arifi, më
së miri dëshmojnë fjalët e tij, të cilat po i paraqes në vazhdim:
Ai thotë: “Erdhëm deri
te një shtëpi, parasë cilës ishte një djalë që kishte rreth 8 vjet. E
pyeta për babain, më tha se nuk e di se ku është ai. Pastaj e pyeta, ku
është nëna jote,më tha se ishte në shtëpi. Unë i thashë që ta thirrë atë. Meqë
rast doli një grua tek e cila vëreheshin shenjat e varfërisë. Unë e pyeta
për burrin e saj, kurse ajo me pikëllim më tha se ai është në burg për shkak të
borxheve! Pastaj e pyeta, se kush kujdeset për ta, dhe ajo më tha, askush!!SubhanAllah!
Hyra pak në shtëpi, ku nga çdo cep i saj shprehej varfëria. Pastaj dola. Me
vete kisha pak para të zekatit,të cilat njerëzit m’i kishin besuar, dhe ia dorëzova
kësaj gruaje.
Pas asaj shtëpie, kaluam
te një shtëpi tjetër. Aty pranë derës së saj qëndronte një grua. Në
oborrin e kësaj shtëpie ishte një kopsht i vogël, rreth 5 × 5 m. Pasi i dhash
selam,gruan e pyeta për burrin e saj, dhe ajo mu përgjigj se i kishte
vdekur. Unë e pyeta, a ke djalë, le të dalë dhe të bisedojë me
ne. Ajo u përgjigj se ka, por nuk mund të dalë jashtë. Ajo më luti që
të hyjë në shtëpi dhe t’i shohë ata. Dhe unë hyra, dhe kisha se çka të shihja. SubhanAllah!
I pashë 4 fëmijë, të cilët ishin të shtrirë në dysheme, më i vjetri kishte
rreth 15vjet. Të gjithë ishin të palëvizshëm! Po, të gjithë të 4 ishin të
palëvizshëm. Jo vetëm që nuk mund të ngriheshin në këmbë, por as duart nuk mund
t’i lëviznin!!
Nuk ishin të shtrirë në
krevat, por në beton. Ajo ishte dhoma e tyree vetme, njëherit atë e kishin
edhe kuzhinë edhe dhomë gjumi. Ishin të shtrirë pranë njëri-tjetrit, kurse
afër tyre ishte një pjatë me patate të pjekura. Unë e pyeta,anuk keni ndonjë
karrocë (invalidësh) për ta? Ajo u përgjigj, se ata nuk kanëushqim për të
ngrënë, e lëre më që të kenë karrocë. As nuk mund punoj askund – tha ajo, sepse
më duhet t’i pastroj rregullisht, dhe t’i bartë deri në banjë për nevoja
fiziologjike, kurseedhe kur hanë, më duhett’i ushqejë…
Dola nga ajo shtëpi –
shtëpia e dhimbjes dhe pikëllimit – dhe nuk e di as vet se si kam dalë.
Dhe pastaj unë e pyeta
veten:
– Sa i jemi falënderues
Allahut,për faktin se jemi të shëndetshëm dhe të plotë;
– Sa i jemi falënderuesAllahut,
për faktin se fëmijët i kemi gjallë dhe shëndosh, asgjë nuk ju mungon;
– Sa i jemi falënderuesAllahut,për
faktin se nuk duhet të brengosemi se çka do të hamë nesër për mëngjes, për
drekë dhe për darkë. Kur na merr etja, nuk brengosemi dhe nuk mendojmë për
begatinë e ujit, thjesht, vetëm e hapim rubinetin dhe mbushim ujë;
– Sa i jemi falënderuesAllahut,
që ne e adhurojmë ATË dhe nuk adhurojmë diçka tjetër???
– Sa i jemi falënderuesAllahut,për
të gjithçka që kemi dhe mendojmë se është e JONA,dhe se ne jemi meritor për atë
që kemi arritur?”
Vëllezër të dashur!
Le të bijmë në sexhde për
Allahun, sexhadenta lajmë me lot, mos tangremë kokën tonë,derisa me zemrën tonë,
me shpirtin dhe gjuhën tonë ta falënderojmë Allahun për të gjitha begatitë,dhe
mos të na shkojë mendja të bëhemi kryelartëe t’i harrojmëbegatitë e Allahut,
sepse mund t’i humbim të gjitha për një sekond, dhe atë,kur jemi në çastet më
të bukura të jetës!
Arsyet për falënderim janë
të shumta, për këtë na vetëdijëson Kurani:
“…edhe në qoftë se
përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut nuk do të mundë të arrini t’i
përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.(Ibrahim, 34)
“O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai
është i falënderuari.” (Fatir, 15)
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut…” (en-Nahl, 53)
Prandaj, vazhdimisht duhet të jemifalënderues për begatitë dhe mirësitë e Allahut. Ta
falënderojmë Allahun që na ka dhënë sukses dhe na ka inspiruar të jemi prej
falënderuesve.
Në fund e lusim Allahun e Lartësuar, që të na jap sukses për ato (fjalë dhe
vepra) të cilat Ai i do dhe është i kënaqur me to!
O Allahu i Mëshirshëm!
Bëje që veprat tona më të mira të jenë veprat
e fundit në këtë botë!
O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i
realizojnë të drejtat e tyre!
O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga
okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!
O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund
ta përballojmë, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin
pabesimtarët.
O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë
dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e
përjetshëm! Amin!
Përshtati: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.