Një kërkesë e pazakontë është bërë sot në një fshat të Dragashit. Banorët e fshatit Blaç po përgatiten t’i ndalin fëmijët e tyre nga shkollë në shenjë protestë për mos punësimin e një të riu si teknik/mirmabajtës në këtë shkollë në vendin e babait të tij i cili vdiq pak ditë më parë.
Letra e përfaqësuesve të prindërve:
Në emër të prindërve të fshatit Blaç të Dragashit, konkretisht lagjes Prifte në koordinim me dy lagjet tjera të fshatit, shkruajmë këtë lutje:
Në shkollën tonë “Ilmi Bahtirjari”, siç e dini të gjithë, para disa ditësh fatkeqësisht ndërroi jetë punëtori i palodhur i kësaj shkolle, i njeri, Aledin Tahiri. Ne si prindër e kemi parë të arsyeshme dhe jemi mobilizuar fuqishëm se vendin e punës duhet ta vazhdojë domosdoshmërish i biri i tij i papunë, Labinot Tahiri dhe askush tjetër pos tij.
Duke parë padrejtësinë që u bë pikërisht për këtë çështje, pra për vendin e punës, lusim të gjithë bashkëfshatarët, gjegjësisht prindërit e nxënësve të shkollës “Ilmi Bahtijari” që në shenjë proteste nga data 18 prill, mos t;i lejoni t;i vijojnë mësimet fëmijët tuaj, deri në përmbushjen e kërkesës sonë.
Së bashku ne mund ta ndalojmë padrejtësinë, e në këtë rast përkrahja juaj do të jetë jetike.
Ju falenderojmë nga zemra duke ju shprehur respektin dhe besimin tonë të thellë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.